Trump zhduk nga mediat sociale foton kontroverse ku ‘zëvendësonte’ Krishtin me vete: Nuk kërkoj falje sepse…

Donald Trump ka fshirë një postim kontrovers në Truth Social ku paraqitej me një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, i ngjashëm me figura fetare si Jezusi, duke “shëruar” një të sëmurë në spital.
Imazhi shkaktoi reagime të forta në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe nga disa mbështetës të tij. Trump tha se ideja ishte ta paraqiste veten “si një mjek që i bën njerëzit më mirë”.
Postimi erdhi pak pasi ai kritikoi Papa Leo XIV për qëndrimet ndaj konfliktit në Iran, duke e quajtur të dobët në politikën e jashtme. Nga ana tjetër, Papa kishte dënuar luftën si “dhunë absurde dhe çnjerëzore” dhe deklaroi se do të vazhdojë të flasë pa frikë.
Reagimet ndaj imazhit ishin të menjëhershme. Aktivisti Sean Feucht kërkoi fshirjen e tij, ndërsa Riley Gaines u shpreh se “Zoti nuk tallet”. Gazetari David Brody tha se postimi “kalon kufirin”.
Trump nuk kërkoi falje dhe mbrojti qëndrimet e tij, duke përsëritur kundërshtimin ndaj një Irani me armë bërthamore. Ky është një tjetër rast kur postimet e tij në Truth Social kanë shkaktuar polemika dhe janë fshirë pas kritikave.











