Zjarr i madh në një apartament në Lushnje, dyshohet se flakët u vunë nga pronari i banesës
Eme Murati1 min lexim

Një zjarr i fortë ka përfshirë një apartament në një pallat shumëkatësh në lagjen Xhevdet Nepravishta, pranë spitalit të Lushnjë.
Zjarri është konstatuar nga banorët, të cilët pasi panë tymin kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët u izoluan në banesën në katin e tretë, duke shmangur përhapjen në apartamentet e tjera.
Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet, ndërsa paraprakisht dyshohet se pronari i banesës, rreth 40 vjeç, i ka vënë flakën në disa zona të apartamentit dhe më pas është larguar.
Sipas burimeve policore, ekziston dyshimi se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Aktualisht po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











