Spektakël i Manchester City-t, mund me tre gola Chelsean në Londër dhe kërcënon Arsenalin në garën për titull

Manchester City ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Chelsea me rezultatin 0-3, në javën e 32-të të Premier League.
Sfida në “Stamford Bridge” nisi me ritëm të lartë, ku vendasit dominuan pjesën e parë, por në fraksionin e dytë “Qytetarët” ndryshuan lojën.
Ishte Nico O’Reilly që kaloi në avantazh skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola në minutën e 51’, ndërsa vetëm pesë minuta më pas Guehi dyfishoi shifrat.
Në minutën e 68’, Jérémy Doku përfitoi nga një gabim i Moisés Caicedo për të vulosur rezultatin përfundimtar 0-3.
Me këtë fitore, Manchester City i afrohet Arsenal në renditje, duke e ngushtuar diferencën në 6 pikë dhe duke pasur edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Ndeshja e radhës për “Qytetarët” do të jetë pikërisht përballë Arsenalit në “Emirates Stadium”.











