E rëndë në Vlorë, fëmija tre-vjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt dhe ndërron jetë në spital
Eme Murati1 min lexim

Një fëmijë trevjeçar ka rënë nga ballkoni i një pallati shumëkatësh, dyshohet nga kati i katërt, në zonën e Skelës në Vlorë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat, të cilat e transportuan të miturin drejt spitalit rajonal të qytetit.
Mësohet se fëmija ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve të shumta të marra nga rënia.
Ngjarja është ende në zhvillim dhe priten informacione të tjera në vijim.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











