Babë e bir kanosën dy persona, policia i zbuloi biznesin me mbi 110 ton fruta-perime në Shkodër, sekuestrohen nga AKU: Nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare

Një sasi prej 110 tonë fruta-perime është bllokuar në Shkodër nga një operacion i përbashkët i policisë dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, pas zbulimit të një skeme shkeljesh që lidhen me sigurinë ushqimore.
Gjatë operacionit u arrestuan Gëzim Bala (67 vjeç), Elis Bala (33 vjeç) dhe Artan Bala (61 vjeç), të tre banues në Shkodër. Ata dyshohen se kanë kanosur për motive të dobëta dy shtetas të tjerë (babë e bir), me qëllim përfitimin e pasurisë.
Nga kontrollet në aktivitetin tregtar të dy prej tyre, autoritetet konstatuan se prodhonin dhe tregtonin produkte ushqimore të pamiratuara dhe në kushte jashtë standardeve higjeno-sanitare.
Për këtë arsye, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi një gjobë prej 500 mijë lekësh ndaj subjektit, bllokoi sasinë prej 110 tonë produkte ushqimore dhe urdhëroi ndërprerjen e aktivitetit.
Sipas të dhënave të policisë, të arrestuarit nuk janë të panjohur për autoritetet, pasi janë arrestuar dhe proceduar edhe në vitin 2018 për të njëjtën akuzë, atë të prodhimit të paligjshëm të produkteve ushqimore.











