Arsenal bie në shtëpi ndaj Bournemouth, Man.City mund të përfitojë

Arsenal mori një goditje të fortë në garën për titullin kampion në Premier League, pasi u mposht në shtëpi 1-2 nga AFC Bournemouth në “Emirates Stadium”. Kjo humbje shërben si një avantazh për Manchester City në luftën për kreun.
Rezultati mbeti 0-0 deri në minutën e 17, kur Bournemouth kaloi në avantazh me golin e Kroupi. Arsenal reagoi dhe në minutën e 35 fitoi një penallti për prekje të topit me dorë nga mbrojtësit kundërshtarë. Gyokeres u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke barazuar shifrat në 1-1, rezultat që u ruajt deri në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Bournemouth surprizoi sërish, duke shënuar në minutën e 74 me Alex Scott për rezultatin 2-1, që mbeti i pandryshuar deri në fund.
Me këtë fitore, Bournemouth ngjitet në kuotën e 45 pikëve në vendin e 9-të, ndërsa Arsenal mbetet me 70 pikë, vetëm 9 më shumë se Manchester City, që ka edhe dy ndeshje më pak për të zhvilluar, përfshirë një përballje direkte ndaj “Topçinjve”.











