Gjykata e Lartë dhe e Posaçme rrëzojnë kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, kërkuan heqjen e sekuestros së pasurisë: Shpresa e fundit, Strasburgu
Eme Murati1 min lexim

Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Posaçme kanë rrëzuar kërkesën e Argita Malltezit dhe Jamarbër Malltezit për sekuestron e pasurive.
Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e 16 janarit për pasuritë e vajzës së Sali Berishës dhe bashkëshortit të saj. Të njëjtin vendim ka marrë edhe Gjykata e Posaçme, e cila rrëzoi kërkesën për sekuestron e pasurive të Jamarbër Malltezit.
Në një prononcim, Malltezi u shpreh se pas këtyre vendimeve, shpresat janë vetëm te gjykata e Strasburgut:
“Kemi gjyqtarë dhe prokurorë ‘lepe peqe’. Nuk po respektohet ligji, ka kaluar çdo afat. Pasi t’i drejtohemi Kushtetueses për vendimin tjetër që dha Gjykata e Lartë, shpresat i kemi vetëm te gjykata e Strasburgut”.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











