Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron, për ne ka respekt gjithë bota

“Rusia nuk do ta rrëmbejë Volodymyr Zelensky ashtu siç vepruan Shtetet e Bashkuara me Presidentin venezuelian Nicolas Maduro, është çështje vetërespekti”, deklaroi Kryetarja e Këshillit të Federatës Valentina Matviyenko.
“Ky nuk është stili ynë. Ne jemi vend i respektuar. Nëse do ta bënim këtë, do të humbisnim respektin për veten tonë. Për të mos përmendur që SHBA-të nuk fituan asgjë nga vrasja e Ali Khamenei. Por njolla do të mbetet në histori përgjithmonë”, shtoi ajo.
Më 3 janar, SHBA-të sulmuan objektiva civile dhe ushtarake në Karakas. Ministri i Jashtëm Yvan Gil Pinto tha se këto sulme përbënin agresion ushtarak.
SHBA-të më vonë konfirmuan operacionin dhe njoftuan kapjen dhe largimin e Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij nga vendi.
Më 5 janar, ata u paraqitën para një gjykate federale në Nju Jork, ku u akuzuan për përfshirje në trafik droge. Të dy nuk e pranuan fajësinë.











