I zhdukur prej më shumë se dy vitesh, Lamallari për Ervis Martinaj: Vetëm prokurori i çështjes…
Eme Murati1 min lexim

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në konferencën e sotme për shtyp është pyetur mbi fatin e Ervis Martinaj, i cili është shpallur i zhdukur nga babai i tij.
Ai u shpreh se nuk mund të komentojë sepse këtë e bën vetëm prokurori i çështjes.
“Nuk dua të bie në përsëritje. Vlerësimin mbi nivelin e hetimeve nga policia, e bën vetëm prokurori i çështjes. Nuk kam koment aq më tepër për afate se afatet përcaktohen në varësi të kompleksitetit të çështjes. Ndaj s’mund të ketë komente nga ana ime”, tha Lamallari.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











