Arsenal armësh në një banesë në Shijak, arrestohet 59-vjeçari
Eme Murati1 min lexim

aPolicia e Durrësit ka vënë në pranga 59-vjeçarin Sh.V, nga Shijaku. Në banesën e tij u zbulua një arsenal armësh, ku u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, municione kuftarake, armë të ftohtë dhe një sasi kokaine.
Policia zbulon se 59-vjeçari mbante armë paleje, me qëllim shitjen.
“Gjatë operacionit, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-2 armë zjarri pistoletë me krehra me fishekë, 3 armë gjahu, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, pjesë armësh, 3 palë dylbi (1 për armët), 1 dron dhe 8 armë të ftohta (thika); -24 doza të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, 1 peshore elektronike dhe 6 celularë”, njoftojnë uniformat blu.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











