Braçe shuan dyshimet, pranon se dëshiron të kandidojë për bashkinë e Tiranës: E kam seriozisht, do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju

Deputeti i Partisë Socialist, Erion Braçe, ka qartësuar dyshimet e ditëve të fundit nëse dëshiron të garojë si kryetar bashkie për Tiranën në 2027.
Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe tha se po, dëshiron të kandidojë për kryebashkiak. Ai vetëofrimin e ka deklaruar më parë në mbledhjen e Asamblesë dhe tani e ka pohuar edhe publikisht.
Reagimi i plotë:
JOOO, NUK PO TALLEM!
E KAM SERIOZISHT E DO I SHKOJ DERI NE FUND BASHKE ME JU!
Se pari e mbi të gjitha, shumë faleminderit për mesazhet, mbështetjen, vlerësimin dhe inkurajimin; jam shumë mirënjohës!
E dyta, dua të kërkoj ndjesë secilit që më ka shkruar dhe nuk i kam kthyer një “FALEMINDERIT” pas; veçanërisht atyre që më kanë shkruar në Messenger, DM e Instagram; besoj atyre në WhatsApp u kam përgjigjur të gjithëve.
Ndërkohë, pyetja më e përsëritur mes mesazheve është: “E KE SERIOZISHT APO PO TALLESH ME NJERËZIT?”
Atëherë dy gjëra:
POOO, E KAM SERIOZISHT E DO TI SHKOJ DERI NE FUND BASHKE ME JU!
Nuk është ambicie personale, nuk është interes personal – jam tërësisht i çliruar nga këto;
POR MENDOJ SE KEMI NJË MUNDËSI SHUMË TË MADHE PËR TA ZHVILLUAR KETË QYTET NË NJË DIMENSION TË RI, PËRFSHIRES DHE KU GJITHSECILI GJEN JO VETEN E TIJ, JO JETËN E TIJ, POR TË MIRËN E TIJ!
Nuk ka ndodhur kurrë që unë të tallem me njerëzit dhe nuk do të ndodhë kurrë me mua kjo.











