“Institucionet e drejtësisë me fuqi që se kanë pasur kurrë”/ Rama: Prokurimi publik dhe kontrolli financiar, progres të kufizuar

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tjerë, paraqitën një panoramë e negociatave me Bashkimin Europian.
“Ky proces është historik për faktin se transformon Shqipërinë, dhe u jep institucioneve të shteti fuqi dhe kapacitet që nuk e kanë pasur kurrë në historinë tonë. Kjo sjell forcim ligjor në të gjitha aspektet, jo vetëm në ushtrimin e pushtetit të pavarur gjyqësor.
Më tutje patjetër që ky proces konsolidon institucionet e drejtësisë që tashmë kanë kaluar në një fazë tjetër. Kanë pavarësinë që se kanë pasur kurrë.
Ndërkohë që ku proces siguron luftën kundër korrupsionit jo vetëm si një luftë që zhvillohet në frontitn mes institucionit të drejtësisë
Patjetër që barrën më të madhe në të gjithë këtë proces negociatash e ka ekonomia, por pastaj barra bëhet e qartë në të gjithë kompleksitetin e vet kur shikon se si shtrihet tek infrastruktura, bujqësia, financat, e me radhë. Dy gjëra më bien në sy në prezantimin që u bë, e para domosdoshmëria për të kaluar nga një proces i kufizuar, për të kaluar nga drita e kuqe tek jeshilja, në prokurimin public kemi bërë një progres të madh por nuk jemi në kornizën e progresit të mirë, është vendimtare që puna e nisur për modernizimin e prokurimin publik me Ai duhet të vazhdojë intensivisht. Kjo nuk është diçka që I përket shekullit të ardhshëm por kësaj kornize kohore. 2027 duhet të na gjeë me këtë objektiv të plotësuar. Së dyti, është kontrolli financiar, edhe aty kongresi është i kufizuar. Kemi nisur një punë parapake pa hyrë në të gjitha të tjerat por duke e mbyllur sfidën e sfidave që është siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit”, tha Rama.











