Ilir Beqaj kërkon lirinë, Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë të martën kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë
Eme Murati1 min lexim

Gjykata e Posaçme ka caktuar ditën e nesërme, në orën 11:30, për të shqyrtuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka kërkuar lirimin nga masa e sigurisë.
Ish-ministri ka paraqitur kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë, duke ofruar si garanci pasurore një shumë deri në 2 milionë lekë.
Ndër argumentet e paraqitura në kërkesë përfshihet edhe një referim ndaj vendimeve të Gjykatës së Strasburgut lidhur me kohëzgjatjen e paraburgimit, e cila sipas mbrojtjes nuk është proporcionale dhe ka tejkaluar afatet procedurale të parashikuara.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











